Vde*s e reja nga Gjilani

Blediona Muji nga fshati Bresalncë i komunës së Gjilanit, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë aq të re të bashkëqytetares sonë, Blediona (Behar) Muji”, shkroi Hyseni.“Ngushëllimet më të përzemërta për familjarët, miqtë e dashamirët e së ndjerës. Bashkëndjejmë me ju në këto kohë të vështira”, shtoi ai.