Hamza bin Laden, djali i liderit famëkeq të Al-Kaida-s, ka ndërruar jetë, sipas inteligjencës amerikane.
Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me vdekjen e tij, nëse SHBA ka patur rol, madje as nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht.
Për herë të fundit Hamza bin Laden u shfaq në publik në vitin 2018, kur i bëri thirrje popullit arab të revoltohen kundër Arabisë Saudite.
Hamzai besohet se ka lindur 1989. I ati i tij u zhvendos në Afganistan në 1996 dhe i shpalli luftë SHBA-ve. Ai u vra në vitin 2011 nga marinsat amerikanë në Pakistan.