V*des 30-vjeçari pasi mori pjesë në ‘ahengun COVID-19’, mendonte se virusi ishte një mashtrim

“Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një mashtrim, por nuk është ashtu”.

Këto ishin fjalët e fundit të një pacienti 30-vjeçar, i cili vd*iq në Spitalin Metodist të San Antonios këtë javë pasi mori pjesë në të ashtuquajturën “ahengu COVID-19”.

Sipas spitalit, pacienti i paidentifikuar iu tregoi infermierëve për festën, për të cilën mendohet se ishte pritur nga dikush i diagnostikuar me COVID-19.

“Mendimi është që njerëzit po grumbullohen për të parë nëse virusi është i vërtetë dhe nëse dikush inf*ektohet”, tha Jane Appleby, mjeke kryesore në Spitalin Metodist, përcjell Telegrafi.

Appleby tha që ajo e ndau historinë jo për të trembur njerëzit, por për të treguar që virusi mund të prekë këdo.

Qarku Bexar, ku ndodhet San Antonio, aktualisht ka 18,602 raste të konfirmuara me COVID-19, ku vetëm ditën e premte janë shtuar 923 raste të reja. /Telegrafi/