Vd*es 12-vjeçarja pas infarktit që u shkaktua nga morrat, arr*estohen prindërit

Një vajzë 12-vjeçare ka vde*kur pas një infarkti në zemër që u shkaktua sipas autoriteteve nga morrat. Tashmë prindërit e Kaitlyn Yozviak në Georgia të SHBA-së janë arr*estuar me akuzën e vr*asjes nga neglizhenca.

Sipas hetuesve vd*ekja e vajzës erdhi nga infarkti i shkaktuar nga anemia që me shumë mundësi është shkaktuar nga pickimi i shpeshtë i morrave. 38-vjeçari Joey Yozviak dhe 37-vjeçarja Mary Katherine ‘Katie’ Horton janë ndaluar pasi autoritetet thonë se vajza ka përjetuar dhembje të mëdha nga neglizhenca.

Agjenti special Ryan Hilton tha për WMAZ-TV se nuk kishte parë ndonjëherë një rast aq të rëndë infektimi koke. Sipas tij ajo kishte javë pa larë dhe jetonte në një dhomë të pistë dhe flinte në një krevat me krimba./A2CNN