Vdes 106-vjeçari Nazim Neziri, i kishte agjëruar mbi 90 Ramazana


Vdes 106-vjeçari Nazim Neziri, i kishte agjëruar mbi 90 Ramazana

Ka ndërruar jetë në moshën 106-vjeçare, Nazim Neziri nga Remniku i Vitisë, njofton Plus Tv.

Ai ishte njëri ndër personat më të moshuar në Kosovë, derisa lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familja Neziri. Plaku nga Remniku që je;toi më shumë se një shekull, ditëve të fundit nuk kishte qenë në gje;ndje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Plus Televizion me gazetarin, Shyqeri Halabaku, kishin zhvilluar një intervistë në shtëpinë e të ndjerit nga ku Nazimi kishte rrëfyer shumë ngjarje nga jeta e tij.

106-vjeçari në jetën e tij rrëfente se kishte përjetuar tri luftra, teksa ka treguar se si e kishin varrosur për së gjalli për t’i ikur vrasjes nga pushtuesit bullgarët në rinin e tij.

Plaku kishte treguar se gjatë jetës kishte agjëruar mbi 90 ramazana. Ai tregonte se edhe babai i tij kishte jetuar mbi 115 vjet.