Vdekja e shoferit të Xhafaj, gazetarja: Babai e priste jashtë, breshëritë nuk u dëgjuan sepse…


Vdekja e shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duket se ka ndezur opinionin publik në Shqipëri.

Edhe pse autoritetet këmbëngulin se Shkëlzen Qordja u vetëvra, një sëre provash të gjetura në ambientet e Gardës dhe natyra misterioze e ngjarjes, kanë ngritur dyshime se i ri mund të jetë qëlluar.

E ftuar në studion e “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar mbrëmjen e sotme të tjera detaje rrëqethëse, duke zbuluar se pasi kishe humbur lidhjet me të birin, i ati e kishte pritur i dëshpëruar jashtë ambienteve të Gardës.

Lala u shpreh se: “Ka hyrë me automjetin e tij privat, ka hyrë në sediljen e parë të makinës së parë të eskortës së ministrisë. Arma mp5 ka një opsion qitje breshëri, e cila do të thotë se me një të shkrepur, arma qëllon disa herë Ka 1 plumb poshtë mjekrës, në pjesën e kokës, një në pjeaën e faqes dhe një tjetër në xham, nuk e ka prekur. Edhe babai ka shkuar në ambientet e jashtme të gardës për të parë nëse ndodhej i biri, sepse nuk i përgjigjej në telefon. Dera e garazhit ka qenë e mbyllur por nuk specifikohet nëse ka qënë e mbyllur me çelës. Tre predha dhe 4 gëzhdoja janë gjetur brenda makinës, e cila ka qënë e blinduar. Kjo është edhe arsyeja pse nuk janë dëgjuar krismat.”