Vdekja e Rexhail Qerimit, deklarohen nga burgu i Idrizovës

Nga burgu i Idrizovës, kanë lëshuar një komunikatë në të cilën kanë njoftuar se si ka humbur jetën Rexhail Qerimi, i dënuar për rastin “Alfa”.

“Rreth orës 23:40, pasi një grup më i madh i të burgosurve nga krahu i nëntë, në njësinë e mbyllur të institucionit, kërkuan ndihmë nga polici I burgut, i vendosur në njësinë se i burgosuri Rexhail Qerimi i është keqësuar gjendja, duke bërë dush, i cili kishte rënë mbi lavaman, në hapësirën ku po qëndronte. Personit të dënuar menjëherë i është ofruar ndihmë nga ambulanca e institucionit, sepse gjendja shëndetësore i është përkeqësuar të burgosurit Rexhail Qerimi. Nga ana gardianit kujdestarë, menjëherë është thirrur ndihma e shpejtë, por përshkak të gjendjes së rëndë, i burgosuri, menjëherë është dërguar me vëturë zyrtare në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup dhe diku nga lagja “Goce Dellçev”, janë takuar me personelin mjekësorë të ndihmës së shpejtë me të cilin i është ofruar ndihma shëndetësore dhe reanimacion e cila ishte e pasuksesshme nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë dhe ora 00:10, konstatoi vdekjen e të burgosurit Rexhail Qerimi”, thuhet në njoftimin e burgut të Idrizovës.