Vd*ekja e lehonës 40 vjeçare ja çka thonë mjekët (VIDEO)

Gjakderdhja e madhe është shkaku i vde*kjes së lehonës 40-vjeçare e cila vd*iq në Klinikën Gjinekologjike vetëm një ditë pas operacionit cezarian në të cilin mjekët nxorën foshnjën e vde*kur.

Mjekët thonë se kanë bërë gjithçka për ta ndaluar gjakderdhjen por gruaja vd*iq. Kur lehona ka arritur në spital, mjekët kanë vërejtur gjetje të dyshimtë në CTG pas çka i kanë thënë të kthehej në spital për dy orë, si parandalim nga koronavirusi.

Gjatë atyre dy orëve lehona që shkoi në shtëpi ka filluar të ketë gjakderdhje dhe është dërguar menjëherë në spital ku është operuar. Familjarët e saj thonë se mund të kishte shpëtuar nëse do të ishte mbajtur në spital. Por mjekët nuk pajtohen me këtë.