Vdekja e foshnjës 14-muajshe, Memedi: Nuk ka qenë shkaku i intubimit, ka ardhur në gjendje të rëndë

Drejtori i Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi ka mohuar zërat se, vdekja e foshnjës 14-muajshe ishte si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor. Sipas Memedit, shkak i vdekjes nuk ka qenë intubimi, pasi foshnja është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pas rreth 30 minutave ka ndërruar jetë.