Vdekja e foshnjave, te lindjet e parakohshme

Nga Klinika e Gjinekologjisë thanë se nuk ka vdekshmëri të foshnjave që lindin në kohë, por vetëm tek ato të lindura para kohe, nga java 22 deri në javën 36. Në takimin me gazetarët nga Klinika thanë se duhet hequr frika e vdekjes së foshnjave, sidomos tek nënat e reja.

Sipas drejtoreshës së Gjinekologjisë Viktorija Jovanovska në tremujorin e parë të vitit kanë vdekur 35 foshnje.10 nga të cilat të lindura mes javës së 22 dhe 25 ose në muajin e pestë të shtatzënisë. Drejtoresha tha se asnjë vend në botë nuk ka sukses me këto foshnje. Sipas gjinekologëve, infeksionet janë shkaktarët më të shpeshtë për lindje të parakohshme, por edhe shtypja e lartë e gjakut dhe anomalitë në mitrën e nënës. Nga Gjinekologjia informojnë se po përgatitet një udhëzim klinik për zbulimin e mëhershëm të shtatzënisë problematike.