Vd*ekja e 6-vjeçarit pasi i ranë dyert e metalit, Gjykata merr vendim për përgjegjësin e kompanisë

I ak*uzuari N.L, është dë*nuar me 1 vit bu*rgim efektiv, pasi u shpall fa*jtor se nga pakujdesia, duke mos i siguruar pajisjet mbrojtëse, dyert me lëvizje rotative në binarë metalik janë rrë*zuar dhe kanë lënë të vd*ekur 6-vjecarin F.M.
Aktgjykimi ndaj tij u shpall të hënën nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabedin Mushica.
Të shtëna në SHBA, pl*agosen 4 fëmijë në festivalin e Missourit.

Ndryshe, N.L, e ka pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 3 shtator.
Vepra penale për të cilën u shpall fajtor “Asgjësimi, dë*mtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rre*zikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358, paragrafi 6 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Kosovës, është e dë*nueshme deri ne 12 vite bu*rg.

Sipas prokurorisë, në gusht të këtij viti, në fshatin Kmetovcë në Gjilan, i pandehuri N.L, si pronar dhe person përgjegjës i ndërmarrjes “Adea Metal” nuk ka siguruar pajisjet mbrojtëse, nuk i ka mirëmbajtur ato në gjendje të rregullt dhe nuk ka siguruar përdorimin e tyre sipas rregullave, ku gjatë përdorimit të tyre në oborrin e shtëpisë, në pjesën ku është dashur të montohen dyert e oborrit, dyert me lëvizje rotative në binarë metalik janë rrë*zuar dhe kanë zënë tani të ndjerin F.M i moshës 6-vjeçar.
Shënim: Personat e përmendur në këtë̈ artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë̈ fajtorë me vendim të formës së prerë./BetimipërDrejësi/