Vd*ekja e 30-vjeçarit nga Saraji, 80% e ashensorëve në vend janë të pasigurt

“Në rrugën Pushkinova të komunës së Kisella Vodës ndërroi jetë tra*gjikisht një 30 vjeçar nga Saraji.
Muedin Murtezani humbi jetën duke rënë në kolonën ku lëviz kabina e ashensorit të pallatit ku po punonte. Ministria e Brendshme nuk jep detaje derisa ta zbardh rastin në tërësi. Ndërkohë kolegët e punës dhe njëherit të afërm të vikt*imës sqaruan se tragh*ediq ndodhi rreth orës 8:20 ende pa filluar punën në fasadën e objektit.

“Vik*tima tentoi të zbriste nga kati i shtatë përmes ashensorit, por dera nuk ishte hapur kështu që zbriti përmes shkallëve në katin e gjashtë dhe provoi sërish të futej në ashensor, meqë dera iu hap ai u fut brenda pa shikuar se ashensori nuk ishte aty. Përfundoi poshtë i vde*kur. Në fakt ashensori kishte ngecur në katin e shtatë ndonëse dera u hap në të gjashtin” na rrëfyen familjarët e tro*nditur që nuk mund të prononcoheshin para kamerës sonë.

Banorët thonë se problem me ashensorin kanë tashmë një kohë të gjatë për shkak të mos-organizimit mes vete, por nuk tregojnë nëse dhe cilën kompani e kishin angazhuar për mirëmbajtje. Vetëm aku*zojnë një person që sipas tyre, ka 4 vjet që ishte deklaruar se do ta rregullonte.

“Nuk ka mundësi. Gjithçka duhet të jetë e sinkronizuar e automatizuar. Nuk mundet ti ta hapësh derën por ashensori të mos jetë këtu dhe ti të biesh. Kjo është papërgjegjësi e atyre që e mirëmbajnë. Rreth 20 vjet jam në këtë lagje. (A keni probleme me ashensorët?) Si jo, ashensorët janë katastrofë. Si do të arrijmë të merremi vesh me banorët, dikush paguan dikush jo duke thënë se “Jam në katin përdhesë nuk më duhet ashensori ata lartë le të paguajnë.”

https://www.youtube.com/watch?v=dJfyMD3UiiE&feature=emb_title