Vdekja e 20-vjeçares pas lindjes/ Flet bashkëshorti: Ishte shumë mirë, më ngeli fëmija jetim

Bashkëshorti i 20-vjeçares që ndërroi jetë ditën e sotme në Gjirokastër pas lindjes së djalit,flet Romario.
Ai thotë se ajo ishte shumë mirë nuk ka pasur asnjë shqetësim edhe pas operacionit nuk na thanë që ka komplikacione. bashkëshorti i të ndjerës kërkon drejtësi për të.
“Morëm doktorin në telefon se i dhembte barku, e futën në operim nga ora 10 u bë keq. Nuk na thanë fare që ishte keq. Më pas na thanë që ishte e sëmurë dhe ajo kishte mbaruar fare.

Ajo kishte punuar me plakën të mblidhte sherebelë nuk kishte pasur asnjë shqetësim. Tani kërkoj të drejtën e fëmija më mbeti jetim. Nuk e kuptoj se njëri thotë ndryshe, tjetri thotë ndryshe”, tha ai.
Akoma nuk dihet shkaku i humbjes së jetës së vajzës, ndërsa nga një reagim i spitalit, ajo pati komplikacione pas operacionit dhe pritet rezultati i ekspertizës.