Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka ngushëlluar familjen Sherifi për vdekjen e 19 vjeçares, Nazlije Sherifit, teksa ka kërkuar sa më shpejtë Ligjin për Transplantimin e Organeve. Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social, mes tjerash ka falënderuar edhe të riun deçanas që shfaqi gatishmërinë për ta dhuruar veshkën.
“Gatishmëria e Valmirit për të dhuruar veshkën e tij për shërimin e Nazlijes tregon anën humane por edhe obligon shtetin që sa më shpejt ta kemi Ligjin për Transplantimin e Organeve.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Vd*ekja e Nazlije Sherifit na ka pikëlluar të gjithëve! Vepra humane e të riut Valmir Aliçikaj, nga Deçani është për tu admiruar dhe për çdo lavdat. Gatishmëria e Valmirit për të dhuruar veshkën e tij për shërimin e Nazlijes tregon anën humane por edhe obligon shtetin që sa më shpejt ta kemi Ligjin për Transplantimin e Organeve. Këtë mandat në Komisionin për Shëndetësi kemi inicuar miratimin e këtij Ligjit për Transplantim të Organeve, por për shkak të zgjedhjeve ky proces tani do të kthehet në pikën zero.
Kishte një përpjekje që ky Ligj të miratohej në vitin 2013 por më pas me kërkesën e EULEKS-it ligji u tërhoq nga Ministria e Shëndetësisë edhe pse Komsioni Europian përmes raportit të progresit të viti 2012 ka kritikuar Kosovën për mungesë të bazës ligjore që rregullon translantimin e organeve. Rasti i Nazlijes dhe shumë pacientëve që kanë nevojë për transplantim te organeve shpërfaqin nevojën që Kosova ta ketë bazë ligjore për transplantim të organeve në mënyrë që pacientët trajtimin shëndetësor ta marrin në Kosovë.
Dhe me këtë do të zvogeloheshin vuajtjet e pacientëve, trajtimi do te ishte me efikas, do të shpetoheshin shumë jetë dhe do të kurseheshin miliona euro të buxhetit tē Kosovës. Ngushëllime familjes Sherifi për humbjen e me të dashurës së tyre Nazlijes!