Vazhdon “Zhvatja”, Boki13: Nëse doni më varni!

Pas ekzaminimit, një mjek i ambulancës vlerësoi se Boki 13 mund të merrte pjesë në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Reketi”.
Gjyqi vazhdon, ndërsa po prezantohen provat e Prokurorisë.

Më herët gjyqtarja Vaska Nikollovska Masevska lexoi një raport nga Klinika e Gastroenteropatologjisë ku një panel ekspertësh i mjekëve kishte përcaktuar që Jovanovski nuk ka kancer në lukth.

Boki mohoi se është ekzaminuar nga mjekët dhe tha se ishte torturuar. Gjykatësja Nikollovska Masevska e paralajmëroi Bokin se do ta largonte nga seanca nëse vazhdon me deklarata të tilla, ndërsa Boki 13 u përgjigj: “Nëse doni, më varni”./Alsat-m