Vazhdon trendi: Ylli i Italisë i heq shishet e Coca-Colas nga tryeza e konferencës, por jo edhe shishen e birrës

Mesfushori i Italisë, Manuel Locatelli, është bërë lojtari i dytë që i largon shishet e Coca-Colas nga tryeza e konferencës për media në Euro 2020, madje edhe duke e kopjuar thirrjen e Cristiano Ronaldos “Agua!”

Ronaldo u duk i tmerruar kur i pa pijet e gazuara në tavolinë para se të ulej për të folur para një ndeshjeje në fillim të kësaj jave, duke i larguar ato nga pamja e kamerës dhe duke e vendosur shishen e vet me ujë para kamerës, transmeton Gazeta Express.

Veprimi i Ronaldos shkaktoi goxha polemika dhe bëri që vlera e kompanisë së pijes së gazuar të bjerë për 4 miliardë dollarë, pasi si njëri prej futbollistëve më të famshëm në botë, portugezi bëri thirrje që të pihet ujë në vend të asaj pije.
Skena të ngjashme pati edhe të martën mbrëma kur mesfushori i Francës Paul Pogba e hoqi nga tavolina një shishe birre Heineken para konferencës së tij për media pas fitores së Francës kundër Gjermanisë në Euro 2020.

Dhe tani Locatelli u bë lojtari i tretë që e largon një sponsor të Euro 2020 nga tavolina e konferencës për media, duke i larguar dy shishe të Coca-Colas që ishin vendosur përballë tij.
Ai veproi tamam si Ronaldo, duke i zëvendësuar shishet e pijes së gazuar me një shishe me ujë.
Locatelli madje bërtiti “Agua!” në gjuhën italiane, duke e kopjuar Ronaldon.

https://twitter.com/felixmakwana/status/1405382583291023363?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1405382583291023363%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fvazhdon-trendi-ylli-i-italise-i-heq-shishet-e-coca-colas-nga-tryeza-e-konferences-por-jo-edhe-shishen-e-birres%2F