Vazhdon të rritet numri i viktimave pas përmbytjeve në Pakistan

Më shumë se 1000 të vdekur kanë shkaktuar përmbytjet në Pakistan që nga qershori. Të prekur janë 33 milionë njerëz. Nga përmbytjet e shirave Monsun në Pakistan që nga qershori kanë humbur jetën më shumë se 1000 vetë. Vetëm brenda 24 orëve kanë humbur jetën më shumë se 119 vetë bëri të ditur Zyra Kombëtare e Katastrofave të dielën.

Numri i viktimave aktualisht është 1033 vetë. (gjendje e 29.08.) Sipas të dhënave çdo i shtati person në Pakistan është i prekur nga pasojat e përmbytjes. Për shkak të rrezikut të përmbytjes autoritetet kanë evakuuar dhjetëra mijëra vetë.

Ministrja e Pakistanit për Klimën, Sherry Rehman bën fjalë për një “katastrofë të klimës”. Në një intervistë për Deutsche Wellen ajo i quajti kushtet e motit që e kanë goditur këto muaj Pakistanin si provë për një krizë të klimës.

“Kjo filloi në fillim të marsit, fund shkurti, kur nga dimri kaluam në pranverë. Pakistani u bë një nga vendet më të nxehta të botës, me 53% gradë Celcius në jug. Kjo solli një djegie masive pyjesh, një sezon djegiesh që ne duhej ta luftonim edhe në ato zona, ku nuk ka më pyje.”

Sipas të dhënave të organizatës gjerman German Watch, Pakistani është ndër tetë vendet kryesore të botës që janë prekur nga ndryshimet e klimës./DW/