Vazhdon të rritet inflacioni në Maqedoninë e Veriut

Inflacioni vazhdon të rritet në Maqedoninë e Veriut. Në janar të këtij viti, inflacioni ishte 6.7% dhe çmimet me pakicë u rritën me 7.3% në vit. Çmimet e ushqimeve janë rritur për 9.2% krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Nga kjo, buka me 10 përqind, perimet me 14%, frutat me 11%, vajrat me 26%, sheqeri, çokollata, ëmbëlsirat me 10%.
Rritja më e madhe është te çmimet e derivateve për veturat e veta me 24%.
Në Maqedoninë e Veriut është rritur edhe shporta minimale që është për 770 denarë më e shtrenjtë.