Vazhdon të përdhoset gjuha shqipe, gabime drejtshkrimore në fletushkat e MPB-së

Gabime drejtshkrimore të gjuhës shqipe në fletushkat e MPB-së që po shpërndahen sot në pikën kufitare të Tabanocës ku i pranishëm është edhe Ministri Spsovski dhe zëvendësministri Bushi. Ky i fundit madje u shpreh se më e rëndësishme është që ka fletushka edhe në gjuhën shqipe, madje duke i cilësuar ato si gabime teknike të cilat së shpejti do të evitohen.