Vazhdon stabilizimi i situatës me covid në Tetovë

Situata me Covid 19 në Tetovë po shkon drejt stabilizimit.

Në tre javët e fundit numri i të infektuarëve ka rënë ndjeshëm dhe situatë e ngjajshme është edhe në 24 orët e fundit ku nuk është shënuar asnjë viktimë.
Autoritetet e Spitalit thanë se janë 5 pacientë të hospitalizuar po aq me oksigjeno-terapi.

Asnjë pacient nuk është i infektuar që ka marrë një dozë të vaksinës dhe dy janë me nga dy doza.

Asnjë pacient nuk është në respiratot ndërsa ambulantë ditore janë 13 pacientë.
Nga Spitali apeluan për kujdes maksimal dhe respektim të masave.