Vazhdon regjistrimi i popullsisë, Selami apel qytetarëve që t’i hapin dyert për regjistruesit

Në ditën e dytë, procesi i regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive ka vazhduar pa pengesa. Janë evidentuar disa probleme teknike me internetin, por janë mënjanuar me kohë. Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami i bëri thirrje qytetarëve që të përfshihen në proces, duke adresuar porosi edhe për diasporën që të regjistrohen në formën elektronike.

I bëj apel qytetareve t’i pranojnë regjistruesit në shtëpitë e veta. Të jenë të bindur se ky proces nuk i merr shumë kohë dhe për një periudhë të shkurt diku rreth 20 minuta mbarojnë një punë me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe shtetin por edhe në aspektin patriotik – tha Ilmi Selami, Zëvendësdrejtori i ESHS-së.

Numri i të regjistruarve ditë më parë, sipas kryeministrit Zoran Zaev jep shpresë për proces statistikor të suksesshëm.
Të gjithë e kemi parë se në çka bazohet pyetësorë. Bëhet fjalë për operacion statistikor. Është e mundur të bëhet edhe në kohë pandemia. Ruhet distanca fizike. Dita e parë është motiv për regjistrim të suksesshëm – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski deklaroi se policia do të tregojë tolerancë zero për penguesit dhe bojkotuesit e procesit. Spasovski shpreson se gjatë procesit nuk do të ketë nevojë për ndërhyrjen e policisë në aspekt të shqiptimit të gjobave.

Punojmë bashkërisht me Entin e Statistikave. Kemi përfaqësuesit tanë në shtabin që menaxhon procesin. Për të gjithë qytetarët që refuzojnë procesin do të merren masa dhe do të ketë kallëzime – tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Një ditë e parë të procesit janë regjistruar mbi 91 mijë qytetarë, 28.355 amvisëri dhe 37.404 banesa. Regjistruesit nuk janë penguar askund, ndërsa nuk janë regjistruar as probleme teknike. Regjistrimi i popullsisë zgjatë deri më 30 shtator.