Vazhdon procesi gjyqësor për organizatorët e 27 Prillit

Më dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga pala mbrojtëse sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese ndërsa e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov, derisa përfaqësues i prokurorisë është Vilma Ruskoska. Në seancën e sotme janë ftuar më tepër dëshmitarë, mes të cilëve edhe Igor Atanasovski, Zoran Konjanovski, Risto Donev dhe Igor Boshkovski.