Ora policore prej orës 22 deri në orën 5, e cila duhej të përfundonte sot, do të vazhdojë të vlejë. Siç informuan dje për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ditëve në vijim në bazë të analizave epidemiologjike do të përcaktojë se a janë të nevojshme masa restriktive shtesë.
Me Vendimin e Qeverisë, ora policore ishte sjellë më 10 mars, ndërsa qëllimi ishte që të kufizohej lëvizja dhe komunikimi i të rinjve të cilët intensivisht komunikojnë në parqe, hapësira publike, e madje edhe shtëpi pas mbylljes së objekteve hotelierike sepse ishte konstatuar se ata janë një nga transmetuesit kryesorë të virusit.
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe ministri Filipçe presin në fillim të kësaj jave rezultate nga ora policore e sjellë para 12 ditëve, prej të cilëve do të varet vlerësimi i ri për sjellje të masave restriktive, ndërsa të cilat do të nënkuptonin rritje eventuale të kohëzgjatjes së orës policore dhe shkurtim të punës së objekteve hotelierike.
Në ndërkohë, në buletinin e djeshëm për Kovid, pas 2.730 testeve, janë regjistruar 642 raste të reja me KOVID-19, kanë ndërruar jetë 25 persona, ndërsa janë shëruar 524 pacientë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.