Derisa në Shqipëri po vazhdon numërimi i votave, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh
Në profilin e tij në Facebook, Rama ka shkruar se po punove fort, ia del.
“Po punove fort ia del. S’ka rrugë të shkurtra në jetë – Michael Jordan”, ka shkruar Rama.
Deri më tani në Shqipëri janë numëruar 4588 qendra votimi nga 5199 në total ose thënë ndryshe rreth 88% të votave.
Megjithëse së fundmi ka humbur një mandat, Partia Socialiste vijon që të kryesojë zgjedhjet e vitit 2021 në rang kombëtar, me 72 mandate, ose 48.62%.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158721263141523