Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdoj seanca gjyqësore për financimin joligjorë të organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”, ku bashkë me themeluesin Bojan Jovanovski, të akuzuar janë edhe katër persona të tjerë.
Gjykimi për këtë rast është në fazën e dëshmive, gjegjësisht prezantimi i dëshmive nga ana e prokurorisë.
Këshillin penal në këtë lëndë e udhëheq gjykatësja Sofçe Gavrillova-Efremova.
Për rastin me organizatën joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”, të themeluar nga Bojan Jovanovski, akuzohen edhe Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Jasna Mandiq.