Vazhdon gjykimi për 27 Prillin!


Procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit do të vazhdojë edhe sot në Gjykatën Penale të Shkupit, ky proces filloi pardje me fjalët hyrëse të cilat dhe vazhduan dje, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska këto gjykimi i mban me orë në ndërtesën e re të Gjykatës Penale, ndërsa për sot parashikohet të përfundojnë fjalët hyrëse të mbrojtjes.

Në dy seancat paraprake fjalë hyrëse thanë prokurorja Vilma Ruskoska dhe një pjesë e avokatëve të akuzuarve.

Prokurorja Ruskoska tha se Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dëshmi me të cilat do t’i konfirmojë gjetjet nga aktakuza për vepër penale të bërë “kërcenim terroristik të rendit kushtetues”.

Mbrojtja thotë se nuk ekzistojnë dëshmi të cilat tregojnë për kryerje të veprës së tillë dhe sipas tyre, të akuzuarit kanë bërë terrorizëm me fjalë, e jo me vepra.