Vazhdon dështimi i luf*tës kundër korrupsionit

Maqedonia e Veriut po e përmbyll vitin 2021 pa rezultate konkrete në luf*timin e korrupsionit dhe kr*imit të organizuar, bazuar në vlerësimet e institucioneve dhe organizatave që merren me luf*timin e kësaj dukurie.Sipas raportit të fundit të Transparency International, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 111-të nga 180 vende në botë, sipas Indeksit të Perceptimit të Korru*psionit.Prani më të madhe të korru*psionit ka në gjyqësor, i cili me vendimet selektive, jo të drejta, zvarritjen e lëndëve gjyqësore, stimulon korru*psionin në sferat tjera.Pikërisht kjo ka bërë që më 2 mars, Qeveria e Maqedonisë së Veriut të miratojë një plan aksional për luf*timin e korrupsionit, një plan ambicioz që pritej të jepte rezultatet e para të Qeverisë, e cila mandatin në vitin 2016 e kishte marrë pikërisht me premtimin për luf*timin e korrupsionit në çdo fushë.“Në afat prej 30 ditësh, Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Publike janë të obliguara që të bëjnë një analizë për kompletimin me kuadro, hapësira e gjithçka tjetër për çfarë kanë nevojë me qëllim që të forcohen kapacitetet e institucioneve apo të një qendre të vetme, nga e cila përmes grumbullimit të informacioneve nga më shumë institucione do të nisë zgjidhja e lëndëve gjyqësore, të cilat nuk guxojnë të mbeten në gjyqësor”, pati deklaruar Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministër i angazhuar për luf*timin e korrupsionit.

Por, që nga miratimi i planit, nëntë muaj më parë, nuk është ndërmarrë asnjë veprim tjetër konkret ndërkohë që gjyqësori ka vazhduar me miratimin e vendimeve, që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, siç ishte edhe ai më 22 dhjetor nga Gjykata e Apelit për lirimin nga parabur*gimi, të ish-shefit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, i cili kishte ofruar 11 milionë euro për të dalë nga parabur*gimi.Qeveria shumë herë kishte premtuar konfiskimin e pasurisë së paligjshme të zyrtarëve dhe personaliteteve të tjera, që besohet të jetë arritur në mënyrë të paligjshme, por edhe në këtë drejtim nuk ka asnjë rezultat konkret.Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka thënë se Qeveria në disa raste ka vepruar madje në kundërshtim me deklarimet e saj duke miratuar vendime që nuk i ndihmojnë luf*tës kundër korrupsionit.“Ende pa u bërë dy muaj nga miratimi në Kuvend i strategjisë kombëtare për luf*timin e korrupsionit, po ky Kuvend miraton një ligji për legalizimin e objekteve pa leje, për të cilin në strategjinë që kishim miratuar tërhoqëm vërejtjen për rreziqet e korrupsionit. Përveç këtij ligji, janë miratuar edhe shumë akte të tjera me procedurë të shpejtuar edhe pse një gjë e tillë kundërshtohet me strategjinë e miratuar”, ka deklaruar Biljana Jovanovska, kryetare e komisionit anti-korrupsion.

Ajo ka tërhequr vërejtjen edhe për marrëveshjet ndërmjet partive për emërimin e kuadrove partiake në poste drejtuese gjë që lë hapësirë për korrupsion.Se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha fushat, e thotë Sabina Fakiq, njohëse e çështjeve ekonomike dhe drejtuese e Qendrës Qytetare për Komunikime, ndërsa veçon korru*psionin në ndërmarrjet publike dhe shpenzimet e tyre pa asnjë kontroll.“Të gjitha hulumtimet që kemi bërë tregojnë se për praninë e korrupsionit janë të pranishme në të gjitha fazat e furnizimeve publike, andaj edhe është e domosdoshme që të merren masat serioze për parandalimin e korrupsionit. Hulumtimet tona tregojnë se ndërmarrjet publike për furnizime publike harxhojnë deri në 300 milionë euro në vit dhe e gjithë procedura bëhet pa një kontroll të detajuar dhe kjo padyshim se reflektohet edhe në rezultatet e tyre të punës, por edhe çon në rritjen e borxheve të tyre”, ka thënë Fakiq.

Ajo thekson se me iniciativë të Qendrës Qytetare për Komunikime, ndërmarrjet kanë miratuar plane të integritetit dhe transparencës dhe mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë rezultat mbi punën dhe shpenzimet e tyreRaporti i fundit i Komisionit Evropian (KE) për Maqedoninë e Veriut vlerëson se korrupsioni është i pranishëm në shumë fusha dhe mbetet shqetësues.“Duhen përpjekje më të forta për ndryshime strukturore dhe shoqërore, të cilat do të jenë të qëndrueshme dhe nuk do të mund të kthehen prapa. Kjo kërkon angazhim të jashtëzakonshëm nga institucionet shtetërore në nivel qendror dhe vendor, si dhe institucione të forta që janë të gatshme të ndërmarrin hapa të guximshëm në të gjitha nivelet dhe të bashkëpunojnë çdo ditë. Kjo kërkon gjithashtu mbështetje nga biznesi dhe shoqatat profesionale, sektori civil, qytetarët dhe mediat”, ka deklaruar David Gere, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup.