Komisioni për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për amendamentet për rishikimin e Buxhetit. Raportohet se janë parashtruar mbi 200 amendamente, nga të cilat 153 nga VMRO-DPMNE-ja. Në Kuvend sot seancë do të mbaj edhe Komisioni Ligjvënës-juridik ku do të debatohet për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për letërnjoftim, në lexim të parë.