Vazhdojnë talljet, Poirier synon ta shesë në ankand zinxhirin me ‘McGregorin e fjetur’ dhe paratë t’i dhurojë për bamirësi

Pikërisht kur mendonit se Dustin Poirier kishte arritur kulmin, ai ka bërë edhe një herë diçka më të jashtëzakonshme për ta tallur kundërshtarin e tij, Conor McGregor.

Në postimin e tij të fundit, i ndihmuar kryesisht nga Jake Paul, amerikani ka postuar në Twitter një foto të tij duke mbajtur gjerdanin “Sleepy McGregor”, e cila ishte dhuratë atij nga komediani.
Poirier ka treguar se po e nxjerr në ankand zinxhirin e bërë dhuratë nga Paul dhe paratë pritet t’i dhurojë për bamirësi.

“Kam zinxhirin e Mac-ut të përgjumur sot nga Jake Paul. Unë do ta nxjerr në ankand së shpejti për The Good Fight Foundation për të bërë diçka të madhe në Lafayette!!”, ka shkruar Poirier në postimin e tij.
Kjo duket se do ta lëndojë McGregorin. Sikur të mos mjaftonte humbja nga Poirier dy herë brenda vitit, McGregor tani duhet të durojë dhembjen e talljeve nga ai, gjithashtu.

Sidoqoftë, McGregor ende mund të marrë një lloj ngushëllimi nga fakti se ka statistika më të mira sesa Poirier në karrierën e tij.
Për irlandezin kohëve të fundit ka folur edhe Khabib Nurmagomedov, i cili gjithashtu e ka tall për humbjen nga Poirier.
Jake Paul thuhet se pagoi 100 mijë dollarë për zinxhirin e diamantit para se ta dërgonte atë dhuratë te Poirier.