Vazhdojnë shkarkimet e mësimdhënësve në shkollat e Tetovës – Prindërit protestojnë para shkollës “Goce Dellçev”

Edhe pas 15 ditësh që kur ka filluar viti I ri shkollor turbulencat politike të Bilall Kasamit akoma nuk kanë vijuar që të lën të qeta institucionet edukativo arsimore që të vijojnë me mësim. Thuajse çdo ditë që nga 1 shtatori nga shkollat e Tetovës largohen mësimdhënësit të cilët nuk janë të kapshme për politikat e Lëvizjes Besa dhe të njëjtit zëvendësohen me militant partiak të kësaj partie të cilët janë njërës të afër dhe familjar të udhëheqësve të Lëvizjes Besa prindërit të cilët sot protestonin kërkonin që fëmijët e tyre ti mësoj e njëjta arsimtare që I ka mësuar këto tre vite dhe se sipas tyre fëmijët duhet të vazhdojnë me të njëjtën.

Pas kësaj deklarate mediat kërkuan që të marrin prononcim nga drejtoresha. Të njëjtën e kërkuan edhe prindërit. Siç e patë drejtoresha nuk ishte e gatshme të del para kamerave dhe topin e hodhi tek sektori për arsim në Komunën e Tetovës të cilët sipas saj janë përgjegjësit kryesorë të kësaj ndodhie.

Sido që të jetë fshesa e Bilall Kasamit ka larguar mbi 25 mësimdhënës, nga Shkollat Fillore, Liria, Naim Frashëri, Goce Dellcev dhe Kirili, Metodi me këtë rast pasojat e politikës e cila ka futur thellë duart e Kasamit nëpër shkolla sot 25 familje janë pa një të ardhur, 25 mësimdhënës janë larguar nga puna dhe qindra nxënës kanë humbur ditët e mësimit./TS/