Vazhdojnë protestat kundër pushtetit në serbi, Vuçiç: S’kam frikë se mund të humbasë pushtetin

Qindra demonstrues u përleshën përsëri me policinë jashtë parlamentit të Serbisë. Protestat që filluan më 7 korrik kundër masave ndaj pandemisë tashmë janë shndërruar në lëvizje antiqeveritare. Policia përdori gaz lotsjellës për të shtyrë prapa protestuesit dhe për t’i parandaluar ata të hynin në ndërtesën e parlamentit.

Qytetarët po protestojnë edhe për shkak të reagimit të policisë ndaj protestave të mëparshme. Protestat nuk kanë organizatorë.
Thirrja për pjesëmarrje bëhet përmes rrjeteve sociale.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk shqetësohet se mund të humbasë pushtetin politik mes protestave masive që kanë shpërthyer në Beograd e pjesë të tjera të vendit për shkak të planeve të tij për rikthimin e karantinës. “ Askush nuk e merr pushtetin me forcë. Pushteti merret me zgjedhje”, shtoi ai.