Vazhdon debati mes VMRO-DPMNE-së dhe kreut të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Drejtori i shkarkuar i N.P. Ujësjellësi dhe Kanalizimi, Zllatko Perinski mëngjesin e sotëm ka deklaruar se që në ditën e shtunë kanë nisur spekulimet nëpër portale për shkarkimin e tij. Ai thekson se kërkesa e vetme e tij deri tek shefi i kabinetit ka qenë që të ndërrohet arsyetimi i shkarkimit, ndërsa një ditë para shkarkimit si dhe të nesërmen atë e ka vizituar kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila ka kërkuar që mos të mbajë konferencë për shtyp.
“I thashë kryetarës së qytetit, ti e ke thënë publikisht të pavërtetën, tani më lër të them të vërtetën time. Dhe pas 15 minutash zbres poshtë dhe shoh kryetarin e qytetit duke më pritur. Dola për ta përshëndetur edhe një herë dhe e ftova në konferencën për shtyp. Ajo më bëri një pyetje se në çfarë cilësie bëj konferencë për media, unë iu përgjigja në cilësinë e ish-drejtorit të ‘Ujësjellësit dhe Kanalizimeve’”, tha Perinski në Radio Lider.