Vazhdojnë përplasjet mes kandidatëve për Qytetin e Shkupit

Petre Shilegov dhe Danella Arsovska vazhdojnë me akuzat mes tyre në çdo dalje publike. Kandidatja e pavarur për qytetin e Shkupit, e cila ka mbështetjen e VMRO-së, vazhdon të këmbëngulë se duel televiziv me kundër kandidatin e saj nuk do të pranojë deri sa ky i fundit të kërkojë falje për, siç thotë ajo, diskreditimin që po i bën.

Në të gjithë jemi njerëz, për sa kohë që një person gabon, unë sinqerisht besoj se duhet të tregojë dinjitet njerëzor dhe të kërkojë falje. Nuk mund të prisni ju nga unë që të ulem në një tavolinë me një person që tenton të më diskreditojë dhe të më dëmtojë. Nëse është njëri, ai do të kërkojë falje dhe të nesërmen menjëherë do të kemi debat – tha Danella Arsovska- Kandidate e pavarur për Qytetin e Shkupit.

Kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov, thotë se Arsovska nënvlerëson qytetarët, pasi siç thotë ai, me refuzimin e një dueli po u heq të drejtën që në mënyrë meritore të vendosin se cili është koncepti më i mirë për zhvillimin e qytetit të Shkupit.

Më vjen keq që i nën vlerëson qytetarët tanë. Unë nuk e di se a ka ndonjë gjë të keqe që kemi thënë, përkundrazi folëm për fushatën e zezë, nuk dua t’i kthehem asaj teme. Jo ndaj meje, por qytetarëve të Shkupit u detyrohemi një përballje të koncepteve për qytetin. Ky qytet nuk është as i VMRO-së, as I LSDM-së dhe as I kandidatëve. Është I qytetarëve dhe ata duhet të kenë mundësinë në mënyrë meritore të vendosin duke u bazuat në konceptet – u shpreh Petre Shilegov- kandidat i LSDM-së për Qytetin e Shkupit.
Retorika mes dy kandidatëve për drejtimin e kryeqytetit është ashpërsuar edhe më shumë më afrimin e raundin e dytë, pasi që me votimin më 17 tetor këto dy emra ishin më të votuarit e qytetarëve.