Nuk janë të pakta rastet e shqiptareve që për martesë zgjedhin burra serbë. Madje, tash kjo po bëhet përmes agjencive që aktivitetin e tyre e publikojnë edhe nëpër rrjete sociale. Për të bashkuar dy persona po paguhen shuma deri në 3 mijë euro, shkruan Gazeta Express.
Facebook-u kohëve të fundit po përdoret edhe si punë mësiti, e kjo bëhet edhe më “e jashtëzakonshme” kur në fokus të saj janë vetëm martesat që lidhin shqiptaret me serbët.
Me pak “search” në këtë rrjet social, në faqen e ashtuquajtur “Dionis – agencija za bracno posredovanje” me Seli në Sutomore, Tiranë, Shkodër, Beograd dhe Bar që në shqip do të thotë “Agjencia për ndërmjetësim –Dionis”, shihen dhjetëra raste, kur shqiptaret janë martuar me serbë.
Faqja ne Facebook
Madje, ata të cilët i besojnë kësaj agjencie në gjetje të fatit të tyre, nuk ngurrojnë që aty t’i publikojnë të dhënat personale e fotografitë.
Kështu në faqe ka raste, që sipas agjencisë kanë përfunduar në martesa të suksesshme.
Aty shihen edhe disa raste ku vërehet diferencë në moshë mes partnerëve.
Faqja që është krijuar në vitin 2015, këtë vit nuk ka qenë shumë aktive, ndërsa të gjitha aktivitetet i publikojnë në gjuhën serbe.
Titulli i shkrimit ishte “Pse martohet shqiptaret në Serbi e në Mal të Zi”? Kjo agjenci, sipas shkrimit thuhet se ka marrëveshje bashkëpunimi me agjenci që me të njëjtin emër funksionin në disa vende.
Agjenti i cili kryen shërbimin paguhet deri në 3 mijë euro, thuhet në shkrim