Vazhdojnë edhe sot pritjet e gjata, në kufirin Hungari-Serbi


Gjatë ditës së djeshme Indeksonline ka raportuar për pritje të gjata në kufirin Hungari-Serbi, ku kolonat nuk kishin fund.

E njëjta situatë është edhe sot, ku qytetarët po presin me orë të tëra.

Mërgimtarët kosovarë zgjedhin këtë rrugë për të ardhë në Kosovë, andaj apelohet që të zgjedhin rrugë tjera alternative.

Në videon e siguruar shihet teksa qytetarët kanë dalë jashtë nga automjetet, pasi që pritjet e gjata janë mjaft të lodhshme.