Ndonëse fillimisht u raportua për përfundim të takimit trepalësh në Ohër, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksander Vuçiç me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, pas një pauze takimi do të vazhdojë.
Shefi i Politikës së Jashme së BE-së, Josep Borell zhvilloi fillimisht takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç.
Bashkë me Borell në Ohër është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në agjendë të takimeve është diskutimi për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.