Qeveria propozoi vazhdimin e gjendjes së krizës me emigrantët. Sipas tyre periudhën e fundit është rritur ndjeshëm numri i emigrantëve që hynë në Maqedoni sidomos në mënyrë joligjore. Propozim vendimi i qeverisë parashikon që gjendja emergjente të vijojë të paktën edhe për gjashtë muaj, njofton Alsat-M.
Për shkak të numrit të shtuar për hyrje dhe tranzicionit të emigrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë i propozohet Kuvendit të merr vendim për shtyrjen e afatit deri më 30 qershor 2019. Ata që kalojnë në mënyrë ligjore janë ndonjëherë 10 gjatë ditës, ndonjëherë 90. Por, tani bëhet fjalë për lëvizje ilegale. – tha Agron Buxhaku- Drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza
Emil Dimitriev nga VMRO-DPMNE thotë se në të kaluarën Armata ka qenë më e angazhuar në luftën me emigrantët por se tani duhet që qeveria të mendoj për përforcimin e kapaciteteve.