Vazhdohen edhe për një javë masat aktuale për hyrje në Greqi

Masat dhe rregullat aktuale për të udhëtuar në Greqi, përkatësisht dokument lidhur me Kovid-19 dhe PLF formular, të cilat mes tjerash vlejnë edhe për shtetasit ne Maqedonisë së Veriut, janë vazhduar edhe për një javë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ky vendim i qeverisë greke tanimë është publikuar ën Gazetën Zyrtare të Greqisë dhe ka hyrë në fuqi në ora 06:00 të ditës së sotme dhe do të zgjas deri të premten e ardhshme, gjegjësisht 8 tetor.

Për udhëtime tek fqinji jugor, nuk ka ndryshime, nevojitet certifikatë për vaksinim apo vërtetim që e keni kaluar Covid-19, test negativ PCR, test të shpejt si dhe një formular të plotësuar hyrje në shtet, ndërkohë për personat e pa-vaksinuar, gjegjësisht ata që udhëtojnë me test negativë edhe më tej është në fuqi vendimi për testim plotësues në pikat hyrëse në Greqi.
Për hyrje në Greqi nga Republika e Maqedonisë së Veriut janë të hapura të gjitha vendkalimet.