Vazhdohen deri më 22 korrik masat aktuale për hyrje në Greqi

Dokumenti i lidhur me Kovid-19, respektivisht certifikata për vaksinim ose PCR/rapid test negativ ose vërtetim se e keni kaluar virusin, bashkë me PLF formularin e plotësuar edhe më tutje janë të pandryshuara dhe të domosdoshme për hyrje në Greqi të turistëve, duke përfshirë edhe ata nga Maqedonia e Veriut, në përputhje me vendimin e ri ministror që sot në orën 6 të mëngjesit u bë i plotfuqishëm, ndërsa vlen deri më 22 korrik.

Siç njofton AIM, vendimet ministrore “Parakushte për hyrje në vend në mënyrë që të kufizohet përhapja e Kovid-19”, Qeveria greke i vazhdon çdo javë, ndërsa këtë herë ka disa ndryshime në krahasim me vendimin paraprak.
Për hyrje në Greqi, janë hapur të gjitha vendkalimet tokësore kufitare që punojnë 24 orë, me përjashtim të Merxanit drejt Shqipërisë, që është me orar të punës nga ora 8 deri në 20, kështu që nga Maqedonia e Veriut drejt fqinjit jugor mund të udhëtohet përmes Evzonit (Bogorodica), përmes Nikit (Mexhitlia) dhe Dojranit.

Vendi ynë edhe më tutje është në listën e shteteve për të cilat vlen përjashtimi nga ndalesa për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, ndërsa përveç Maqedonisë së Veriut, është i lejuar udhëtim edhe për shtetasit e Azerbajxhanit, Australisë, Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Armenisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Japonisë, Jordanisë, Izraelit, Kanadasë, Katarit, Kinës, Kosovës, Kuvajtit, Bjellorusisë, Libanit, Malit të Zi, Moldavisë, Bahrejnit, Bruneit, Zelandës së Re, Koresë së Jugut, Ukrainës, Rusisë, Arabisë Saudite, Serbisë, Singapuri.

Në përputhje me vendimin ministror, të gjithë vizitorët, “pavarësisht nga nënshtetësia dhe mënyra e hyrjes në vend”, kanë dy opsione dhe një mundësi alternative, në raport me dokumentet që duhet t’i parashtrojnë dhe janë të lidhura me Kovid-19, ndërsa MIA i transmeton në detaje të gjitha parakushtet për udhëtim në Greqi.