Vazhdimisht rritet numri i personave që largohen nga vendi

Pas boshatisjes së vendit për shkak të largimit masiv për një jetë më të mirë, shteti ballafaqohet me ulje natyrore e popullsisë. Të dhënat e fundit të Entit të Statistikave, flasin se Maqedonia e Veriut për disa vite me radhë po pëson humbje të qytetarëve të saj, kjo për faktin se për çdo vit ka më shumë raste të vdekjes sesa foshnje të lindura. Trendi negativ i rritjes natyrore ka filluar në vitin 2019, ndërsa për çdo vit është më drastik, sidomos në vitin e kaluar, ku janë regjistruar rreth 10 mijë qytetarë më pak.

Në vitin 2021, ka pasur gjithsej 18 648 foshnje të lindura, ndërsa kanë vdekur 28 516 qytetarë. Kjo tregon se këtë viti, vendi ka pasur 9 868 qytetar më pak shkaku numrit më të madh të vdekjeve. Ndërsa në Entin e Statistikave, zyrtarisht janë regjistruar edhe 915 qytetarë tjerë të shpërngulur.

Në vitin 2020, në vendin tonë ka pasur 19 031 foshnje të lindura, por janë regjistruar 25 755 vdekje, me çka vendi ka shënohen 6 724 qytetarëve më pakë si pasojë e rritjes natyrore negative të popullsisë. Në 2020-ën, Enti i Statistikave ka shënuar 732 qytetarë tjerë që janë shpërngulur.

Në vitin 2019, kur ka filluar që numri i të vdekurve të jetë tepër më i madh se numri i të lindurve, janë regjistruar 19 845 foshnje të lindura, ndërsa 20 446 qytetar të vdekur, me çka ka pasur trend të rritjes natyrore negative të popullsisë prej minus 601 qytetarë, ndërsa zyrtarisht të shpërngulur nga vendi janë regjistruar 276 qytetarë.

Rritja natyrore pozitive për herë të fundit është shënuar në vitin 2018, kur janë regjistruar 21 333 të sapolindur dhe 19 727 qytetar të vdekur dhe ka pasur rritje natyre prej 1 606 qytetarë, ndërsa vetëm 225 persona janë regjistruar zyrtarisht si të shpërngulur nga vendi.

Drejtoi i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski vlerëson se për fat të keq, vendin e braktis popullsia e re. Ai thekson se nëse vazhdon trendi negativ i rritjes natyrore, vitin tjetër mund të ketë 15-16 000 njerëz më pakë si pasojë e rritjes natyrore negative. Dhe nëse kësaj i shtojmë edhe vlerësimet se nga 10 deri në 15 mijë njerëz në vit e lëshojnë vendin, atëherë do të thotë se shteti humb 25-26 000 njerëz në vit, ose rreth 2% e popullsisë.

“Problem kyç në shtet është se kur ikin njerëzit dhe shpërngulen nga vendi, në parim shpërngulet popullatë e re, e cila duhet ta bëjë rritjen natyrore, ta themi më saktë ajo popullsi që duhet të lindë. Dhe nëse i shohim të dhënat se sa fëmijë na lindin në shtetin tonë dhe sa shtetas tonë lindin jashtë shtetit, do të shohim se numri i lindjeve në vend rritet në mënyrë rapide, ndërsa numri i lindjeve të fëmijëve në vendin tonë ulet në mënyrë rapide”, tha Apostol Simovski, drejtor i Entit të Statistikave.

Simovski thekson se vendi patjetër duhet të ndërtojë strategji për ruajtjen e popullsisë së re në vend dhe të krijojë kushte të mira për punë, përfitim arsim e të tjera./Alsat.mk

Viti 2021
18 648 të sapolindur
28 516 të vdekur
-9 868 rritje natyrore
-915 të shpërngulur nga vendi

Viti 2020
19 031 të sapolindur
25 755 të vdekur
-6 724 rritja natyrore
-732 të shpërngulur nga vendi

Viti 2019
19 845 të sapolindur
20 446 të vdekur
-601 rritje natyrore
-276 të shpërngulur nga vendit

Viti 2018
21 333 të sapolindur
19 727 të vdekur
1 606 rritje natyrore
225 të shpërngulur nga vendit.