2 250 qytetarë të tjerë që kanë aplikuar për vauçerë turizmi do të mund të marrin nga 12 000 mijë denarë. Me rishikimin e buxhetit për vitin 2021 janë siguruar 23 milionë denarë shtesë për vauçerë turizmi prej 12,000, me çka mbi 3,500 qytetarë me të ardhura të ulëta këtë vit do të mund të kalojnë pushimet në ndonjë nga qendrat turistike të vendit. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sqaroi se deri më tani janë lëshuar 1.250 vauçerë për turizëm prej 12.000 denarëve me vlerë 15 milionë denarë siç ishte parashikuar në Programin për turizëm vendor të vitit 2021 për punonjësit me të ardhura të ulëta.
“Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar dhe që i plotësojnë kushtet për të marrë vauçer për turizëm vendor të njëjtat do tu dorëzohen gjatë javës së ardhshme. Vauçerat për turizëm mund të përdoren më së voni deri më 30 Nëntor 2021 në kapacitetet turistike vendore të cila janë paraqitur në Thirrjen Publike të Ministrisë së Ekonomisë. Mbështetja e sektorit të turizmit është prioritet i yni”.
Sipas Thirrjes Publike, çertifikatë-vauçer për përdorimin e mjeteve për pushime të organizuara të punonjësve me të ardhura të ulëta mund të marrin të gjithë qytetarët, të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk e kalojnë shumën neto prej 30,000 denarëve dhe që kanë aplikuar në Thirrjen publike të shpallur më 8 qershor të vitit 2021.