Vatikani nuk do t’i bekojë martesat e të njëjtës gjini


Vatikani ka pohuar se Kisha Katolike nuk mund t’i bekojë martesat e të njëjtës gjini pasi Zoti “nuk e bekon dhe nuk mund ta bekojë mëkatin”.
“Bekimi i martesave homosek*suale nuk mund të konsiderohet i ligjshëm”, thuhet në deklaratën e kongregacionit për doktrinën e besimit (CDF), duke iu përgjigjur pyetjes së pastorëve dhe besimtarëve.

“Nuk është e ligjshme të japësh bekim për marrëdhëniet, ose partneritetet, madje edhe të qëndrueshme, që përfshijnë veprimtari sek*suale jashtë martese, siç është rasti i martesave midis personave të gjinisë së njëjtë”, shtoi Zyra kryesore doktrinore e Vatikanit.
Papa Françesku miratoi gjithashtu publikimin e deklaratës.

Vatikani tha se vendimi nuk përbën diskr*iminim dhe nuk specifikon një gjykim mbi individët.
Tetorin e kaluar, gjatë komenteve për një dokumentar, Papa miratoi martesat ligjore të të njëjtës gjini sipas ligjit, por jo brenda kishës.
Mësimi katolik nuk i miraton aktet homosek*suale, por thekson dinjitetin dhe respektin për njerëzit homosek*sualë.