Vatikani goditet nga një tjetër skandal, zbulohen 64 raste pedofilie në Kili

Ati i Shenjtë informon se ka thirrur me urgjencë në Romë peshkopët kilianë për të dialoguar mbi vendimet që duhen marrë me vlerësimet e rastit ndaj informacionve të shtrembëruara që kanë mbëritur deri më sot nga kisha kiliane.

Dëshmitë e kësaj dosje kanë zbardhur abuzimet seksuale të kryera ndaj mjaft fëmijëve nga prifti e guida e tyre shpirtërore, kiliani Fernando Karadima e që janë mbajtur fshehur nga peshkopi Juan Barris Madrid.

“Dëshmitë e mbledhur në Kili mbi rastet e pedofilisë nga kleri vendas dëshmojnë mjaft jetë të pafajshme të kryqëzuara e kjo më shkakton dhimbje e turp,”-shkruan Ati i Shenjtë.

“Pranoj se kam bërë gabime serioze të vlerësimit dhe të perceptimit të situatës për shkak të mungesës së një informacioni të vërtetë e të balancuar,”- shprehet Papa Francesku.