Rritja e numrit të rasteve të vdekjeve në Ekuador në krahasim me periudhat e mëparshme zbulon se numri i rasteve të vdekjeve është 15 herë më shumë sesa raportojnë autoritetet zyrtare.
Sipas analizës së gazetës New York Times në Ekuador nga 1 marsi deri më 15 prill kanë vdekur 7600 njerëz, që është 15 herë më shumë se përqindja e viteve të kaluar, ceket në analizë që shfaq qartë dallimin me numrin e rasteve që autoritetet i kanë përshkruar koronavirusit, e që nga 15 prilli është 503.
Të dhënat zbulojnë një rritje të shpejtë dhe jo të zakonshme të rasteve të vdekjeve.
Gjatë dy javëve të para të prillit kanë vdekur tre herë më shumë njerëz sesa zakonisht, derisa numri i të sëmurëve arriti kulmin, përkatësisht ishte regjistruar rritje infektimeve e ngjashme si ajo në Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Në analizën e New York Times theksohet se kjo shfaq një situatë të zymtë të dëmit që ky virus mund t’i shkaktoj shteteve në zhvillim, ku sistemet shëndetësore shpejt gjenden para një situate të papërballueshme, madje edhe aftësinë e tij të regjistrimit të atyre që vuajnë nga sëmundja.