Vasili: “S’ka himn të Kosovës, ne kemi një himn, një flamur, të Shqipërisë”

Aktori dhe analisti Laert Vasili ka folur rreth historisë dhe simboleve të shtetit të Kosovës. Vasili ka thënë se Kosova nuk ka himn as flamur.

Fillimisht, Vasili filloi duke thënë se betejën e Kosovës që u zhvillua në vitin 1389 në mes të Perandorisë Osmane dhe princave ballkanas, e fituan këta të fundit.
“Në vitin 1389 zhvillohet beteja e Fushës së Kosovës. Pra, princ Llazari i Serbisë – ortodoks vendoset përkrah trupave bizantine. Që të sqarojmë, feja e shqiptarisë para se të ndikohej nga papati ishte ortodokse. Princ Llazari vendoset kundër otomanëve. Beteja fitohet nga princ Llazari dhe aleatët e tij. Kosova është krahinë e Shqipërisë”, ka thënë Vasili.

Tutje, ai tha se të gjithë ata që nuk i besojnë analizës së tij, janë agjendë të UDB’së.
“Nuk mund të flasim “Shteti i Kosovës, Republika e Kosovës, ministrja e Kosovës, himni i Kosovës dhe budallallëqet e tjera. Nuk ka himn Kosova, një himn ka, shqiptar. Një flamur ka, shqiptar. Ata të cilët gjoja në pavarësinë e mendimit të tyre të blerë, dalin sot nëpër emiesione… duhen të kenë shumë kujdes shqiptarët. Nuk ka himn të Kosovës, një është himni dhe flamuri i Shqipërisë. Të gjithë ata që gjoja batonizohen janë thjeshtë agjendë të UDB’së, kaq dhe këtu mjafton”, tha Vasili.