Vasfije Krasniqi: I kam dhënë vetes një detyrë që nuk është e lehtë aspak për mua

Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e cila foli publikisht për dh*unën se*ksuale të përjetuar gjatë luf*tës së fundit në Kosovë, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes.
Krasniqi-Goodman në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se asnjëherë nuk e ka menduar këtë moment, por siç tha ajo i ka bënë vetes një detyrë që nuk është aspak e lehtë për të.

Qytetarë të dashur të vendit tim!
Asnjherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetes një detyrë e që nuk është e leht aspak për mua.
Siq edhe e keni kuptuar unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë që edhe më aktivisht t’përfaqësoj të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë do të jetë sfid dhe nder për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocinal, e nder sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoi me dëshirën ma t’madhe, dhe ju e dini përse!
Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke hyrë në listën e kandidatëve për deputet në subjektit Vetëvendosje.
Falenderoi secilin nga ju që në një mënyrë apo tjetër më keni mbështetur dhe më mbështesni.