Vasfije Krasniqi Goodman: Nëse do të jem pjesë e dialogut, do t’ia përmendi të gjitha kr*imet Serbisë


Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) si dhe njëra nga vi*ktimat e dhu*nës se*ksuale në lu*ftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi Goodman, ka rrëfyer për mediumin zviceran ‘Srfnews’, se cilat janë arsyet pse ajo i është futur politikës si dhe ka treguar nëse ajo do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.
Mbi 20 mijë femra janë dhu*nuar se*ksualisht gjatë lu*ftës në Kosovë, nga forcat serbe.

Lidhur me këtë mediumi zviceran ‘Srfnews’ ka realizuar një intervistë me njërën nga të mbijetuarat e kësaj dhu*ne në Kosovë. Bëhet fjalë për Vasfije Krasniqi Goodman.
Ajo gruaja e parë që ka dalë publikisht dhe ka rrëfyer për dhu*nën se*ksuale që i kanë bërë ushtria e Serbisë, gjatë lu*ftës.

Vasfije Krasniqi Goodman për mediumin zviceran thotë se nëse do të jetë ajo pjesë e dialogut me Serbinë, do të ia përmend të gjitha kr*imet që ky shtet ka kryer në Kosovë, pasi që ajo është dëshmitare e gjallë e këtyre kr*imeve e dhu*nimeve.

“Në Kosovë, vi*ktimat e dhu*nës se*ksuale stigmatizohen nga familjet e tyre dhe shoqëria,” thotë parlamentarja kosovare Vasfije Krasniqi Goodman për “Srfnews’.
Krasniqi Goodman, vetë vi*ktimë e përdhu*nimit, dëshiron ta ndryshojë atë dhe tani po e bën atë në parlamentin kosovar.