Vasfije Krasniqi dje u rre*zikua seriozisht nga një pl*umb qorr: “Qëlloi vetëm 25 centimetra larg meje”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në twitter, ka treguar se si është rre*zikuar seriozisht nga një pl*umb qorr gjatë natës së djeshme të Vitit të Ri.
Krasniqi tha se një pl*umb qorr ka depërtuar përmes dritares dhe ka qëlluar vetëm 25 centimetra (10 inç) larg saj.

Deputetja tha se të gjuash një pl*umb qorr, nuk është kurrë e sigurt.
Gjithashtu, Krasniqi bëri apel të mendohet për njerëzit që mund të vd*esin nga pl*umbat qorr, ose eventualisht të lëndohen rëndë.

“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një pl*umb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vr*isni duke e bërë këtë”, ka shkruar Krasniqi në twitter.