Varroset Princi Philip i Britanisë

Arkivoli i Princit Filip të Britanisë është ulur të shtunën në qemerin mbretëror derisa pjesë e gjithë ceremonisë ka qenë edhe gruaja e tij, Mbretëresha Elizabeta II.
Në ceremoninë e 17 prillit kanë marrë pjesë 30 persona, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Princi Filip, burri i Mbretëreshës Elizabeta II për 73 vjet, ka vd*ekur më 9 prill pasi ka kaluar një muaj në spital, ku është trajtuar nga disa komplikime në zemër dhe një infektim.

Ai ka vd*ekur në moshën 99-vjeçare.
Ai është va*rrosur në Kështjellën Windsor, një kompleks gati 1,000 vjeçar në perëndim të Londrës.
Një gjithë Mbretërinë e Bashkuar është mbajtur një minutë heshtjeje për ta nderuar Princin Filip.
Himnet dhe muzika do të reflektojnë lidhjet e Princit Filip dhe shërbimin e tij gjatë Lu*ftës së Dytë Botërore, dhe më shumë se shtatë dekada të mbështetjes së Mbretëreshës Elizabeta, e cila mbush 95 vjet, javën tjetër.

Në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e va*rrimit ka qenë Princi William dhe vëllai i tij Harry, i cili është bartur në Kaliforni me gruan e tij amerikane Meghan.
Gruaja e Harryt, Meghan është shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit, dhe është këshilluar që të mos udhëtojë, andaj pritet ta shikojë gjithë ceremoninë nga shtëpia e saj në Shtetet e Bashkuara.