Është varrosur Faton Hajrizi.
Ceremonia e varrimit u mbajt në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, njofton Klankosova.tv
Për t’i dhënë lamtumirën e fundit morën pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve.
Hajrizi, u vra nga policia serbe më 19 korrik, disa javë pasi ishte arratisur nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.
Dyshohet se ai e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.